VIDEO/ Muçi asist dhe gol në fitoren e thellë të Trabzonsporit
Ernest Muçi gjithnjë e më shumë vendimtar në radhët e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë. Në javën e 21-të të kampionatit, në fushën e Samsunsporit, futbollisti i Kombëtares shaqiptare dha një asist perfekt në minutën e 23-të për Onuachu, i cili nuk gaboi duke zhvllokuar rezultatin, 0-1.
Nivel i lartë teknik nga ish-talenti i Tiranës në krosimin e topit, që shkpi pikërisht te sulmuesi i miqve, që edhe me pak fat e dërgoi topin në rrjetë
Samsunspor – Trabzonspor 0-1 (Muçi asist)
Trabzonsori nuk u ndal me kaq: në pjesën e dytë realizoi sërish Onuachu, për të ardhur më pas te goli i Muçit me 11-metërsh në minutën e parë shtesë.
Samsunspor – Trabzonspor 0-3 (Muçi gol)