Doda thirrje demokratëve në Kamzë: Më 10 shkurt ta shkundim qeverinë e korruptuar të Ramës

Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm në foltoren me demokratët e demokratet e qytetit të Kamzës pasditen e sotme.

Petrit Doda, kryetar i PD, Kamzë ndërsa i falenderoi për mbëshetjen ndaj PD-së edhe në ditët më të vështira, u bëri thirrje të bashkohen më 10 shkurt në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Ju jeni heroj. Ju jeni njerëz që e ka mbajtur mbi supe gjithë sakrificën dhe pushtetin që ju ka urryer për legalizime, ju ka urryer për punën Prandaj, ju bëj thirrje që me datën 10 shkurt ta shkundim njëherë e mirë qeverinë e korruptuar të Edi Ramës" tha Doda.