SYRI TV/ PD Lezhë vijon takimet me qytetarët, deputeti Gjoni: Qeveria e Rilindjes, drejt fundit

SYRI TV

PD dega Lezhë ka vijuar takimet me qytetarët, duke u bërë thirrje këtyre të fundit që ti bashkohen protestës së 10 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë. Deputeti Gjin Gjoni dhe anëtarë të kësaj dege, u shprehën se qeveria e Rilindjes ndodhet në grahamat e fundit ndërsa shtuan se qytetarët janë lodhur nga keqqeverisja

Partia Demokratike në Lezhë ka vijuar takimet intensive me qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke i ftuar të bëhen pjesë e protestës së 10 shkurtit që do të zhvillohet në kryeqytet.

Deputeti Gjin Gjoni, i shoqëruar nga kandidatët për kryetar të PD Lezhë dhe anëtarë të kryesisë, në një deklaratë për mediat theksoi se Rilindja ndodhet në grahmat e fundit, pasi qytetarët janë të lodhur nga keqqeverisja, varfëria dhe mungesa e shpresës.

Përfaqësues të opozitës në Lezhë theksuan faktin se protesta e 10 Shkurtit është thirrja e ndërgjegjes kombëtare kundër krimit dhe korrupsionit që kanë kapur shtetin.