SYRI TV/ Nga një copë dru, lind një vepër arti, Klenadro Peshtani punues druri
SYRI TV
Prej 15 vjetësh Kleandro Peshtani ushtron një nga pak profesionet që i kanë mbijetuar kohës, dru-gdhendës. Punimet e tij përfshijnë dekoracione dhe vepra arti, por ai tregon se mbijetesa në këtë treg është e vështirë për shkak të mbështetjes nga shteti.
Gdhendjet, format dhe detajet e imta tregojnë një proces krijimi ku dora e njeriut dhe teknologjia bashkëjetojnë për të sjellë produkte unike. Në punishten e Kleandro Peshtanit, në Elbasan, druri nuk trajtohet si material, por si kanavacë, ku çdo vijë ka kuptim dhe çdo detaj kërkon durim.
Prej 15 vitesh Kleandro Peshtanit është munduar të paraqesë drurin në format me të bukura përmes teknologjisë së kohës.
Aktualisht në Elbasan nuk ka një treg konkurrence, pasi shteti nuk është ndihmës dhe motivues për profesionistët, përveç mungesës së fuqisë punëtore, e cila ndikon në prodhimin e punimeve, një tjetër situatë shqetësuese është edhe rënia e euros, eksporti tashme është në momentet e tij me të rënda.
Për mjeshtrin e dekorimeve në dru, ky zanat mbetet një vlerë e veçantë e traditës elbasanase, e cila duhet të ruhet dhe të transmetohet ndër breza.