Berisha: Përveç Surrelit, Rama ka edhe rezidencë në Dardhë

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama, përveç rezidencës në Surrel, tashmë ka dhe një tjetër në Dardhë të Korçës.

Përgjigja e Berishës, erdhi pas pyetjes së qytetarit nga bashkëbisedimi ‘Live’ në rrjetet sociale, duke shtuar se simbolikat e Dardhës me Edi Ramën janë të panumërta.

‘Mesazhi është ky, por Lubia i thotë se dardhat i ke ngrënë vetë ti. Kështu që të shkojë në Dardhë ose në Hënë, nuk i shpëton dot’, ishte përgjigja pikante e liderit demokrat.

Tani Emigrant: Rama në FB sot në mëngjes ka nxjerrë pamje nga Dardha. Ky ose është arratisur në Dardhë, ose po do me thënë se Balluku i ka ngrënë dardha pas shpine.

Sali Berisha: Historia e Dardhës dhe Edi Ramës është shumë e veçantë.

Edi Rama ka pasur shtëpi në Dardhë dhe pastaj bëri sikur e ka shitur.

Pra, del se përveç Surrelit, ka edhe rezidencë në Dardhë.

Simbolikat e Dardhës me Edi Ramën janë të panumërta.

Dhe unë mund t’u them ju, mund të lexoni po të keni kohë, disa ese të mia me vizitat që bënte së bashku me Ben Blushin ai në Dardhë.

Por mos shko gjer atje, mos u lodh se i ke rënë pikës.

Mesazhi është ky, por Lubia i thotë se dardhat i ke ngrënë vetë ti.

Kështu që të shkojë në Dardhë ose në Hënë, nuk i shpëton dot.