Berisha: Ballkani i Hapur ishte akti i tradhtisë më të madhe ndaj fermerëve shqiptarë. Qëllimi ynë, mbrojtja e prodhimeve tuaja
Një akt tradhtie ndaj fermerëve shqiptarë, e ka konsideruar lideri demokrat, Sali Berisha nismën ‘Ballkani i Hapur’.
Teksa është pyetur nga qytetarët në bashkëbisedimit me ta në rrjetet sociale, Berisha tha se qëllimi i qeverisjes demokratike, ishte mbrojtja e prodhimeve të fermerëve vendas, ndryshe nga sa bëri Rama, përmes granteve që u dha fermerëve, më qëllim që të blinte vota nga patronazhistët.
‘Nxitja e prodhimit bujqësor një qëllim kryesor, për të rritur mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për të mbajtur çmimet. Jo të shkojnë në stratosferë. Sot shqiptarët i blejnë ushqimet 17% më shtrenjtë se në BE. Në një kohë kur në Kosovë i blejnë 20% më lirë se në BE’, u shpreh Berisha.
Besnik Eski: Po me fermerët çfarë politike keni dhe me ata oligarkë që na kanë marrë tokat çarë do të bëhet.
Sali Berisha: Të falënderoj për pyetjen. Përparësi e madhe. Një përmbysje e qëndrimit ndaj fermerëve duke filluar së pari nga sistemi i taksimit me TVSH, i cili favorizon importet dhe ndëshkon prodhimin vendas.
Së dyti, një ulje e madhe gjer në simbolizëm e taksës për tokën.
Së treti, garantojmë grante apo mbështetje për çdo njësi prodhimi. Prodhimet e arave, për grurë e frutorë, dhe ne kemi faktuar këtë. Nëqoftëse me grantet tona u mbollën miliona rrënjë vreshta dhe mollë, kajsi, pjeshkë, sipas zonave. U mbollën miliona e milionë rrënjë ullinj, siç e dini vetë, sot grantet e fermerëve përdoren për të blerë vota nga patronazhistët.
Sot janë hapur kufijtë dhe vijnë këtu prodhimet nga Serbia, jo të prodhuara në Serbi, por të prodhuara në Taxhikistan, Uzbekistan dhe lënë në arë prodhimet tona.
Ballkani i Hapur ishte akti i tradhtisë më të madhe ndaj fermerëve shqiptarë. Mbrojtja e prodhimeve tuaja do të jetë qëllimi ynë.
Nxitja e prodhimit bujqësor një qëllim kryesor, për të rritur mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për të mbajtur çmimet. Jo të shkojnë në stratosferë.
Sot shqiptarët i blejnë ushqimet 17% më shtrenjtë se në BE. Në një kohë kur në Kosovë i blejnë 20% më lirë se në BE.
Pra një përmbysje totale e qëndrimit ndaj fshatit dhe fermerëve.
Tokat pa diskutim që do të u kthehen pronarëve të tyre. Ua kanë marrë tokat e ndara me 7501, tokat e tjera të disponuara që nuk u ndanë por mbetën për pronarët. Që të gjitha do u mirren oligarkëve, do t’u mirren trafikantëve. Miliona e miliona metër katror tokë ka dhënë Edi Rama trafikantëve me të ashtuquajturat investime strategjike. Marrin fund ato.