Anthropic sfidon përsëri OpenAI, lançon një model të ri të IA
Beteja në distancë midis Anthropic dhe OpenAI, rivalë dhe lojtarë të mëdhenj në sektorin e inteligjencës artificiale, vazhdon.
Në këto orë, i pari ka lançuar një model të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur Claude Opus 4.6 dhe që synon produktivitetin, kryerjen e detyrave për më gjatë dhe, sipas kompanisë, më me besueshmëri, duke treguar gjithashtu përmirësime në fushat e programimit dhe financave.
"Claude Opus 4.6 është shumë më afër cilësisë së fokusuar në produktivitet sesa modeli i mëparshëm", deklaron Anthopic në një postim zyrtar në blog, duke shtuar se rezultatet përfundimtare do të kërkojnë "më pak hapa" për t'u finalizuar.
Modeli synon të trajtojë kontekste të mëdha (deri në një milion token në beta) siç janë arkivat e tëra dhe raportet e gjera. Ai gjithashtu funksionon në ekipe, duke ndarë detyrat midis agjentëve të shumtë autonomë të IA-së për të përfunduar një detyrë më shpejt, si një ekip. Paralelisht, OpenAI lançoi Frontier, i cili u mundëson agjentëve të IA-së të bashkëpunojnë në të dhënat e përbashkëta të kompanisë.
E themeluar nga ish-staf i OpenAI në vitin 2021, Anthropic ka fituar një vrull të konsiderueshëm në muajt e fundit me një seri produktesh që kanë impresionuar Silicon Valley. Në nëntor, Claude Code, mjeti i kodimit i kompanisë, tejkaloi 1 miliard dollarë të ardhura gjashtë muaj pas lançimit të tij. Ndërsa OpenAI po i synon konsumatorët më drejtpërdrejt me ChatGpt-in popullor, Anthropic po synon programuesit e kompjuterave dhe bizneset.
Dhe rivaliteti publik është intensifikuar, me Anthropic që është zotuar publikisht se do ta mbajë chatbot-in e saj Claude pa reklama, duke i quajtur reklamat "të papërputhshme" me natyrën personale të bisedave të përdoruesve. Rivali i saj, kompania mëmë e ChatGpt, planifikon të bëjë një zgjedhje të ndryshme.
Të dy kompanitë do të konkurrojnë gjithashtu me reklama në edicionin e ardhshëm të Super Bowl, i planifikuar për 8 shkurt. / ANSA.