VIDEO/ Vendimi i Kushtetuese, Nuri: Tani Kuvendi duhet të mblidhet për imunitetin e Belinda Ballukut

Juristi Franc Nuri ka komentuar në SYRI TV, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë pritet që të ndodhë tani.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në edicionin ‘Ora 19’, Nuri u shpreh se, tani Kuvendi nuk ka më asnjë alibi që të mbajë peng kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

‘Mbaroi pezullimi që vetë Gjykata Kushtetuese kishte dhënë në muajin dhjetor. Që kishte pezulluar, kishte ngrirë vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Do të jetë e pezulluar, pra automatikisht zonja Balluku është e pezulluar nga detyra me këtë vendimmarrje të sotme. Sepse hyn në fuqi përsëri, merr fuqi ligjore përsëri, vendimi i Gjykatës së Posaçme. Pra, i GJKKO-së. Vendimi i shkallës së parë, i gjykatës, i cili i dha të drejtë kërkesës së SPAK-ut për pezullimin nga detyra.

Dhe ky vendim merr prapë fuqi ligjore sot. Ai vendim që kishte ngrirë nga vendimmarrja e parë e Gjykatës Kushtetuese, sot me rrëzimin përfundimisht të kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe të Edi Ramës, në Gjykatën Kushtetuese, e rikthen përsëri në fuqi ëh pezullimin nga detyra të zonjës Balluku. Pra de facto, zonja Balluku nga e hëna nuk duhet të jetë më, nuk do ketë më mundësi të shkojë në zyrën e saj të shtetit.

Ju ndoqa dhe më herët gjatë diskutimeve kur në studio ishte deputeti Gjin Gjoni dhe është pikërisht ajo që artikuloi dhe ai në studio, është një debat që normalisht nuk duhet të ishte fare.

Ne kemi thënë që në krye të herës që këtu ishin dy çështje që shkonin paralel dhe nuk kishim pse të përziheshin njëra me tjetrën. Pra, çështja e pezullimit nga detyra e zonjës Balluku me çështjen e heqjes së imunitetit për shkak të kërkesës së arrestit, të depozituar në Kuvend nga ana e SPAK-ut.

Megjithatë ishte mazhoranca, që e kishte në dorë.

Tashmë nuk ka më alibi për mazhorancën që ta vazhdojë dhe ta mbajë zvarrë çështjen e imunitetit të Ballukut. Ju rikujtoj shkresën e fundit që është bërë publike nga kryetari i Kuvendit, ku thoshte që me kërkesë të një pjese të anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve të mazhorancës, të cilët e lidhnin nevojën për shtyrjen e vendimmarrjes me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata argumentonin që do presim kushtetuesen.

Kushtetuesja sapo foli sonte. Tashmë nuk ka më alibi, s'kanë çfarë presin më’, u shpreh Franc Nuri në SYRI TV.