Autori që tentoi të vidhte filialin e postës në Shkodër, dështoi të grabiste më herët një biznes
Të tjera detaje kanë dalë pas grabitjes së një filiali të Postës Shqiptare në Shkodër.
Pavarësisht se hyri i maskuar dhe kërcënoi punonjësen e postës me thikë për të marrë paratë, autori nuk ia doli ta çonte grabitjen deri në fund.
Përmes një informacioni shtesë, Policia e Shkodrës thotë se i njëjti autor që tentoi të grabisë filialin e postës, ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave.
Sakaq, uniformat blu vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shkodër / Informacion shtesë.
Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.