Gjyqtarët e Kushtetueses 9 orë të ngujuar për Ballukun: Çfarë pritet sonte…
Prej rreth 9 orësh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ngujuar për të marrë një vendim në lidhje më pëzullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra për shkak të hetimit për korrupsion në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe tenderave të Unazës së Madhe.
Burime nga Kushtetuesja bëjnë me dije se sonte do të dilet më një vendim.
Çështjen në këtë gjykatë e ka dërguar kryeministria pas presioneve të Ballukut ndaj Ramës, sipas akuzave të opozitës dhe medias, që mos ta lëshojë se përndryshe e merr me vete edhe atë si urdhërues kryesor i aferave korruptive në ministrinë e infrastrukturës.
Rama i ka bërë presion e shantazh të hapur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të mos marrin vendim në disfavor të tij, pra, të mos njohin si të ligjshme kërkesën e SPAK. Me këtë preteks, kryeminstri mban peng dhe zvarrit edhe një tjetër kërkesë të prokurorisë, siç është leja për arrestimin e zëvendëses së tij, një kërkesë që nuk ka lidhje me aktgjykimin e Kushtetueses.
Mësohet se anëtarët e gjykatës janë mbledhur në dhomën e këshillimit pa praninë e asnjë pale tjetër dhe po ashtu nuk kanë përdorur telefonat e tyre celularë.
Kujtojmë së pasditën e sotme, lideri i opozitës paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim me 5 vota pro në favor të Edi Ramës, pas presionit të këtoj të fundit ndaj anëtarëve të saj. (LEXO KËTU)