Mbetjet e rrezikshme, gjykata e Durrësit verifikon 33 masat e lëshuara nga Prokuroria

Gjykata e Durrësit, ka  verifikuar masat për 20 të arrestuarit për trafikim të mbetjeve të rrezikshme.

Gjykata ka lënë në burg 8 të arrestuar, 5 janë vënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe 7 me masën ‘detyrim paraqitje’.

102 kontejnerë me peshë 2800 tonë mbetje të rrezikshme u kthyen nga Tajlanda në tetor 2024.

Masat u vendosën për:

Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore