Luis Enrique i pëlqen Manchester United, por Parisi është gati ta 'blindojë'

Luis Enrique është një nga emrat më të preferuar nga drejtuesit e Manchester United për sezonin 2026/27, por situata duket e komplikuar. Trajneri spanjoll ka kontratë me PSG deri në 2027 dhe në Paris konsiderohet një figurë qendrore e projektit sportiv. Klubi francez po punon për rinovimin e tij për tri vite të tjera (2+1), që mund ta mbajë deri në 2030.

Sipas mediave, PSG e sheh Enrique-n si trajnerin më të mirë në historinë e klubit, pas fitimit të Ligës së Kampionëve të parë dhe dhjetë trofeve të tjera nën drejtimin e tij. Edhe pse ai shihet me interes në Premier League, duket se dëshira e tij është të qëndrojë në Paris, duke e bërë një transferim në ‘Old Trafford’ të vështirë për verën e 2026.

Në këtë situatë, performanca e Michael Carrick si trajner ‘interim’ i Manchester United merr peshë. Ish-kapiteni ka marrë drejtimin deri në fund të sezonit 2025/26, pas largimit të Ruben Amorim, dhe deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje. Fitoret ndaj Manchester City-t (2-0), Arsenal (3-2) dhe Fulham (3-2) kanë dhënë 9 pikë dhe e kanë ngjitur ekipin në vendin e katërt me 41 pikë, duke e rikthyer në zonën e Champions League.

Me objektiv kryesor kualifikimin në Evropë, drejtuesit e United vazhdojnë të monitorojnë tregun e trajnerëve, por performanca e Carrick mund të ndikojë vendimet e ardhshme. Enrique mbetet një ëndërr e vështirë, ndërsa ish-mesfushori anglez po fiton argumente për të qenë më shumë se një zgjidhje kalimtare në verën e 2026.