Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë  rrëzoi këtë të premte, kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Relatori i çështjes, Bib Ndreca vendosi rrëzimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt.

Kërkesën, Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë seancës së fundit në GJKKO, pati përplasje mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe trupit gjykues.

Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.