‘Rama përdor drejtësinë si armë politike’, Kalaja: Balluku, GJK do të shprehet në favor të kryeministrit!

Në një analizë të situatës aktuale politike dhe të drejtësisë në vend, avokatja Adriana Kalaja  lëshoi akuza ndaj qeverisë dhe sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se ekziston një skemë e mirëfilltë për instrumentalizimin e drejtësisë me qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë.

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Kalaja u ndal tek dosjet publike që ‘ziejnë, nga vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, dhe deri te trajtimi i diferencuar i zyrtarëve nga SPAK, duke theksuar se të gjitha rastet janë pjesë e një “zinxhiri” të vetëm që tregon kapjen e drejtësisë nga ekzekutivi.

Sipas saj, vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për Balluku pritet të jetë në favor të kryeministrit, duke e cilësuar kërkesën e qeverisë si një lëvizje që mbron “interesat personale të kryeministrit Rama” dhe jo një konflikt real institucional. Ajo theksoi se edhe nëse gjykata do të vendoste kundër qeverisë, kryeministri ka treguar se nuk i zbaton vendimet që nuk i pëlqejnë, duke përmendur rastet e Teatrit Kombëtar dhe mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Trajtimi i çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, Kalaja e cilësoi si një “bumerang” për vetë Prokurorinë e Posaçme, e cila, sipas saj, tregoi një standard të dyfishtë.

Ajo vuri në dukje se ndërkohë që krerët e opozitës arrestohen dhe persekutohen, për Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur, u kërkuan masa më të lehta sigurie, pavarësisht se vetë SPAK kishte ngritur shqetësimin për rrezikun e prishjes së provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

Kalaja theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut nuk kishin për qëllim krijimin e një sistemi të pavarur, por ngritjen e një aparati që kryeministri mund ta përdorte për të luftuar kundërshtarët. 

Vendimmarrja do jetë pro Këshillit të Ministrave, por edhe nëse do bënte vaki që të ishte një vendimmarrje kundër interesave të kryeministrit Rama, se ne nuk po flasim sot për një konflikt kushtetues midis disa institucioneve, por ne sot po flasim për interesat personale të kryeministrit Rama dhe kërkesa e iniciuar nga Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë dallim, madje është shumë më e palegjitimuar se kërkesa që bëhet, u bë në 2023-shin, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ku vetë Gjykata Kushtetuese tha që duhet vetë subjekti që ta vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për shkak sepse jemi përpara ankimimit për një masë sigurimi.

Pavarësisht se çfarë mase sigurimi është marrë, pezullimi nga ushtrimi i detyrës është një masë sigurimi në referim të nenit 232 e vijues të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë, në atë periudhë, me një rezultat të turpshëm, në fakt qesharak, 8-1, vetëm zonja Betja ka mbajtur qëndrim në referim të ligjit dhe të Kushtetutës, dhe jo më kot në fakt i janë ndërprerë dhe mandati, sepse Edi Rama nuk do asnjë votë kundra vetes së tij, ata që presin urdhrat politikë që të marrin vendim, argumentuan që Kuvendi, pra 1/5 e deputetëve, nuk legjitimohen për të bërë një kërkesë të tillë. Ndërkohë që 1/5 e deputetëve të Partisë Demokratike nuk ju drejtuan për masën e dhënë ndaj zotit Berisha, por ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të bërë interpretimin e nenit 173 të Kushtetutës.

Në këto kushte, unë nuk kam ndonjë pritshmëri, po thashë edhe nëse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe ata vendosin kundra Këshillit të Ministrave, kundra interesave personale në fakt të Edi Ramës, sepse ai ka treguar me fakte dhe me prova që nuk ka ndonjë shqetësim as për Belindën, as për Lindat, as për Belindat e tjera, por halli kryesor i tij është ai personali, sepse faktet dhe provat që disponon sot SPAK-u, tregon katërcipërisht që Belinda e merr me vete Edi Ramën. Ndërkohë edhe nëse, siç po e paragjykoj çështjen, do merret një vendim kundra Edi Ramës, ai e ka dhënë me prova, e deklaroi dhe me rastin e pagës së gjyqtarëve, ku tha, unë do nxjerr mekanizma të tillë që ky vendim të mos ekzekutohet. 

Ne jemi të gjithë dëshmitarë se si në mënyrë selektive Edi Rama sulmon ata prokurorë dhe gjyqtarë të cilët, të cilët në fakt vendimmarrjet i kanë ligjore dhe kushtetuese, por prekin interesat e oligarkëve që vijojnë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Për të folur që nga prokurorja e Shkodrës dhe ne e shikojmë tani se çfarë, çfarë po bëhet në veri, sepse qëllimi kryesor i Edi Ramës është që në çdo vend të investojnë oligarkët që e mbajnë në pushtet, të investojnë krimi i organizuar që e mban në pushtet, sepse e kemi thënë disa herë, këta prodhojnë vota, votat prodhojnë qëndresën e tij në pushtet në një mandat të katërt, pra është absurdi më i madh në gjithë historinë botërore, që sa më shumë rriten skandalet, aq më shumë rriten edhe mandatet e Edi Ramës. Ndërkohë që qëndrimi në pushtet, për vitet në vijim pastaj, i jep këtyre oligarkëve dhe krimit të organizuar që i kanë dhënë mandatin e radhës, i jep pastaj koncesione, PPP, tendera pa fund dhe leje ndërtimi nga veriu deri në jug.

Përtej asaj se çfarë do të vendosi, nëse ka të drejtë kryeministri apo ka të drejtë Gjykata e Posaçme, të dyja palët kanë shfaqur një urgjencë në çështjen e tyre. Pra nga njëra anë Gjykata e Posaçme thoshte që duhet pezulluar sepse mund të na prishen hetimet e prokurorisë, aq sa Prokuroria e Posaçme shkoi në parlament pastaj duke kërkuar arrestimin, meqenëse nuk arrinte dot pezullimin nga detyra. Nisur nga precedentët e mëparshëm, në moment kur Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendimmarrje, asnjëherë në fakt nuk e ka shtyrë kaq herë siç po ndodh me çështjen Balluku, por unë doja, në thonjëza, ta justifikoja në fakt emergjencën që ka kryeministri Rama, se po të shikoni për shembull, vetëm nga periudha e rikthimit në detyrë të Belinda Ballukut, janë bërë mbi 19 milionë euro tendera dhe për të mos folur pastaj dhe për lejen e ndërtimit që është dhënë, ajo që u bë në fakt edhe epiqendër e diskutimeve dhe protestave në fshatin Rrjoll të Shkodrës.

Kështu që në këtë këndvështrim, unë e shikoj me vend shqetësimin e Edi Ramës, por nga ana tjetër kjo në fakt, për mua, është dhe një mësim shumë i mirë për për SPAK-un, sepse SPAK-ut po i bëhet bumerang ajo lehtësi që bëri në raport me Belinda Ballukun, se është e paprecedent. Ndërkohë që ti arreston krerët e opozitës, persekuton krerët e opozitës pa i klasifikuar si të pandehur, ti ke një zëvendëskryeministre që e ke klasifikuar vetë si të pandehur, ti ke, ti ke ngritur shqetësimin e prishjes, manipulimit të provave, ti ke ngritur shqetësimin e intimidimit të dëshmitarëve dhe pse ti duhet të shkoje me dy kërkesa kaq të lehta për masa sigurimi dhe mos shkoje që me 30 tetor, kur i komunikohet dhe akuza, ku është shpallur dhe e pandehur, me masën e sigurimit arrest në burg ose arrest në shtëpi për ato rrethana ëh, lehtësuese që mund të ketë Belinda Balluku.

Dhe po të lidhim çështjet që po heton dhe ka hetuar Irena me disa mbiemra, tregohet qartësisht se pse u përzgjodh një gjyqtare me kaq rekorde kriminale dhe se si mundet një gjyqtare me problematika shumë të rënda në të tre kriteret, qoftë në atë të pasurisë, qoftë në atë të integritetit moral, qoftë në atë të integritetit profesional, të kalonte vettingun dhe jo të kalonte vettingun në mënyrë ligjore, por me një tërheqje nga ankimimi një ditë përpara se Komisioni i Pavarur i Apelimit të merrte vendimin ndaj Irenës me disa mbiemra. Në në në atë ulluk ku e ka futur Rama me bandën e tij drejtësinë, nuk duhen marrë gjëra të veçanta. Hajde të analizojmë tani pak çështjen e Berishës, nesër të zotit Meta dhe pastaj të Fatmir Mediut, jo. Këto janë të gjitha bashkë, kur ne duhet të bëjmë një krahasim se si një e pandehur që nga vetë pretendimet e SPAK-ut rrezikon provat, intimidon dëshmitarët, lihet e lirë, ndërkohë që mbahet për 333 ditë në arrest politik, në arrest shtëpie zoti Berisha, vijon për një vit e gjysmë të mbahet në burgim në mënyrë antiligjore zoti Meta, po kështu në arrest shtëpie mbas një arrestimi të kundraligjshëm zoti Malltezi.