SYRI TV/ Meloni takon zv. presidentin JD Vance në Milano, Meloni: Po punojmë për bashkëpunime të reja

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar në Milano me zv. presidentin amerikan J.D Vance dhe me sekretarin e shtetit Marco Rubio. Gjatë takimit Meloni theksoi se se Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të shkëlqyera teksa theksoi se të dyja palët po punojnë për bashkëpunime të reja. Edhe zv. presidenti amerikan J.D Vance theksoi se fokusi kryesor mbetet forcimi i bashkëpunimit.

Syri tv

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në një takim në Milano zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Samiti u zhvillua në të njëjtën ditë me ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Në fokus të takimit ka qenë forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Itali-SHBA.

U takuam për herë të fundit me Zëvendëspresidentin në Romë për inaugurimin e Papa Leos, dhe sot po takohemi përsëri për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Këto dy ngjarje ilustrojnë një sistem vlerash që lidhin Evropën dhe Shtetet e Bashkuara së bashku. Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie shumë të rëndësishme ndërkohë që po punojmë në disa çështje të tjera që synojnë forcimin e bashkëpunimit.

Zv. presidenti Vance në fjalën e tij rikonfirmoi punën e realizuar nga të dyja palët teksa nuk la pa përmendur edhe simpatinë e tij për Italinë.

Keni bërë një punë të shkëlqyer me Lojërat Olimpike. Qyteti është i bukur, Ne kemi marrëdhënie, lidhje dhe partneritete ekonomike të shkëlqyera, dhe mendoj se keni bërë një punë të shkëlqyer. Unë dhe gruaja ime kemi qenë të emocionuar dhe kemi dashur të vijmë në Lojërat Olimpike praktikisht që kur u bëra zëvendëspresident, dhe jam i lumtur që gjithçka shkoi mire.

Në përfundim të takimit zv. presidenti shprehu qëllimin e tij për të zhvilluar biseda edhe mbi një gamë  të gjerë çështjesh.