SYRI TV/ Jamarbër Malltezi publikon faktet e rënda: Arben Kraja komunikime ekstra ligjore me Irena Gjokën

Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij denoncuan gjatë një konference për mediat, një tjetër skandal sa i takon dosjes “Partizani”. Sipas tij mes Irena Gjokës dhe Arben Krajës ka patur komunikime ekstra ligjore, dhe për këtë publikuan edhe faktet si dhe treguan pasojat juridike. Ata e konsideruan çështjen si totalisht politike, si dhe ngritën pyetjet, se si Irena Gjoka lexoi dhe shkruajti mijëra faqe kërkesë dhe prova materiale për vetëm 3 ditë. SPAK tha Malltezi hetoi me zell deri në 3 breza Sali Berishën, por shpërfilli veprime të ngjashme për kryeministrin Edi Rama që dha vendime pro vëllait të  tij dhe pronarit të një medie.

Syri tv

Irena Gjoka dhe Arben Kraja patën komunikime ekstraligjore për të arrestuar Jamarbër Malltezin dhe vendosur nën akuzë liderin e opozitës Sali Berisha. Denoncimi i fortë ku paraqiti edhe prova konkrete, u bë gjatë një konference për mediat të Jamarbër Malltezit dhe avokatëve të tij. Ai shtoi se Dosja “Partizani” është një sulm i drejtpërdrejtë politik, përmes manipulimit të provave.

Jamarbër Malltezi denoncoi një tjetër komunikim të tillë mes palëve, në shkelje të ligjit, që ka të bëjë me VKM-në për letrat me vlerë. Ai denoncoi edhe faktin se si gjyqtarja Gjoka brenda 3 ditësh, shkruajti mbi 200 faqe vendim dhe lexoi 20 000 faqe me materiale që i dërgoi SPAK në kërkesën për masat e sigurisë.

Ndërsa SPAK hetonte me zell deri në 3 breza Sali Berishën dhe nuk gjeti asnjë VKM të nominuar nga ai, sipas Malltezit, shpërfilli veprime të ngjashme të kryeministrit Rama.

Mbi komunikimin ekstra-ligjor të prokurorëve me gjyqtaren Irena Gjoka, avokati Klodian Skënderaj tregoi se çfarë pasojash juridike kanë këto veprime

 Avokati Sokol Mëngjesi tha se çështja ndaj Berishës dhe Malltezit është tërësisht politike, duke shtuar se shkresa e Forcave të Armatosura rrëzon pretendimet për planin e përhapjes

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, u ndal tek çështja Berisha në Strasburg, por edhe tek vijimi pa fund i masës detyrim paraqitje ndaj kreut të opozitës.

Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij paraqitën vetëm 5 shkelje të evidentuara gjatë hetimeve dhe gjykimit të dosjes “Partizani” dhe paralajmëruar se nga e hëna e ardhshme do çmontojnë në gjykatës dhjetëra manipulime të tjera.