Vllaznia e pandalshme gjen fitoren e 6-të radhazi, mposht Vorën dhe vazhdon arratinë e kreut
Vllaznia ka bërë një tjetër hap para në rrugën e saj drejt titullit me fitoren e 6-të radhazi, duke mundur me shifrat 1-0 Vorën në fushën e kësaj të fundit.
Shkodranëve u ka mjaftuar një tjetër gol i të zakonshmit Kallaku, i cili është kthyer në forcën kryesore të fazës ofensive në këtë pjesë të sezonit.
Më pas kuqeblutë menduan të administronin rezultatin teksa Vora provoi në çdo mënyrë të barazonte, por pa sukses.
Kësisoj me vërshëllimën përfundimtare, ishte Vllaznia që iu gëzua fitores së radhë që e ndihmon të vazhdojë arratinë në kryesim, ndërsa Vora duhet të fillojë të shohë skuadrat që vijnë nga pas e mund t’i rrezikojnë mbijetesën.