Hysaj: Edhe disa pika shiu mjaftojnë për të rikthyer ankthin në Durrës
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas reshjeve të lehta të shiut ditën e sotme, duke ngritur shqetësimin për familjet që jetojnë me frikën e përmbytjeve.
Ajo theksoi se edhe reshjet minimale mjaftojnë për të vënë në hall shumë shtëpi, duke evidentuar dështimin e institucioneve për të garantuar siguri dhe zgjidhje afatgjata për qytetarët e Durrësit.
Reagimi i plotë:
Ranë disa pika shiu aty, dhe unë sërish u ndjeva në hall. Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall.