E miratojnë?/ Dj Gimbo dhe Selin drejt romancës, reagon familja e saj

Banorja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka qenë shpesh objekt i kritikave për lidhjet e saj me banorët e tjerë, veçanërisht me Mirin.

Së fundmi, vëmendja është kthyer tek afërsia e saj me Dj Gimbo, një lidhje që duket se po pranohet edhe nga familja e Selinës.

Tashmë të dy kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet një lidhje më të ngushtë mes tyre.

Duket se nga të dyja familjet ky afrimitet po shihet pozitivisht dhe po mbështetet jashtë shtëpisë së Big Brother.