Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në lagjen 10 Korriku, në zonën e Lungomares, duke shkaktuar dëme materiale në një apartament.

Ngjarja ndodhi në ballkonin e banesës, ku bombola kishte pësuar një defekt që shkaktoi rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri.

Zjarrfikësit dhe policia u njoftuan menjëherë dhe arritën në vendngjarje, duke vënë situatën nën kontroll.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale, duke përfshirë pjesën e dhomës dhe ballkonin ku ndodhej bombola.