Rama zyrtarizon blerjen e Dashit, e emëron kryeinspektor të përgjithshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend.

Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë.

Sula zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Hajdarin.

Edhe pse pak kohë më parë ai e kishte mohuar një gjë të tillë siç duket ka pranuar që të kthehet në folenë e Ramës nga ku nuk menohdet të ishte shkëptur ndonjëherë.

Çka tregon se opozita e opozitës shpërblehet gjithmonë nga pushteti i Edi Ramës.

Kështu ka ndodhur me ish-deputetin demokrat. Ai tashmë është në gjirin e mazhorancës, pasi ka marrë një shpërblim nga Edi Rama për shërbimet ndaj regjimit.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë falë ‘bujarisë’ së Ramës.

Merkatoja e fillimvitit duket se i solli Dashit fat.