Tensione sërish te Real Madridi, Arbeloa nën presion

Tensionet janë rikthyer te Real Madridi, me situatën që po bëhet gjithnjë e më delikate rreth trajnerit Álvaro Arbeloa.

Sipas raportimeve të La SER, brenda dhomave të zhveshjes ka pakënaqësi në rritje ndaj spanjollit.

Disa lojtarë e shohin Arbeloan më shumë si një trajner të përkohshëm, duke besuar se nuk ka sjellë ndryshime reale në stilin e lojës apo në menaxhimin e skuadrës.

Kjo ka ndikuar negativisht në klimën e brendshme të ekipit.

Situata u reflektua edhe para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos, ku konferenca për shtyp e Arbeloas u vonua, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta brenda klubit.

Me presionin që po rritet dhe pritshmëritë e larta në “Santiago Bernabéu”, ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Arbeloas në krye të Real Madridit.