A do pezullojë Kushtetuesja Ballukun? Debate në studion e 'Çim Peka Live' mes Artan Hoxhës e Anri Balës
Debate në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, lidhur me dosjen e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetari Artan Hoxha thotë se Rama po bën sikur sulmon gjykatën Kushtetuese dhe SPAK kur në realitet e ka nën kontroll dhe sapo të përmbushet qëllimi politik, pritet që Kryeministri Rama 'ta flakë kollaj' Ballukun.
Ndërkohë Anri Bala beson se Gjykata Kushtetuese nuk do e pezullojë pasi nëse e bën shkel Kushtetutën.
Artan Hoxha: Balluku është e mbaruar. Që në momentin që ti ke një zëvendëskryeministre, je vend anëtar i NATO-s, e cila nuk kalon dot Qaf-Thanën, që aty ti nuk je në një situatë normale.
Çfarë na pengon ne që numrin dy të qeverisë, e cila nuk kalon dot kufirin shtetëror, ta mbajmë akoma në detyrë dhe të mbajmë ngërç gjithë sistemin?
Anri Bala: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ke vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zotin Berisha, që mbajtja e pasaportës është jo proporcionale.
Artan Hoxha: Rama, me këtë që po bën, po krijon përshtypjen sikur ai nuk e ka nën kontroll gjyqësorin dhe prokurorinë në këtë vend. Pra, duket sikur ai ka kundërshtarë të fortë. Ai e ka si çekiç, ë? Dhe kur do ai, ajo, ajo punë mbaron siç duhet.
Anri Bala: Kur e ka kontrollin, çfarë halli ka ai që do e kapin nesër?
Artan Hoxha: Këtu do të jemi, sepse me këtë gjë, thashë, i ka shtyrë nja katër muaj deri tani. Do ta ka mbajtur aty ai lojën... ka paralizuar çdo gjë tjetër dhe ka vajtur gjithë historia te Balluku. Në momentin po them këtu do të më kujtosh kur të bëhet zgjidhja. Do ta shohësh sa kollaj do ta flaki dhe do të shikosh si do ta reformatojë qeverinë.
Anri Bala: Gjykata Kushtetuese s’do e pezullojë.
Artan Hoxha:: Ore, problemi me Ramën e kemi brenda. Nuk rrëzohet nga jashtë Rama, rrëzohet nga brenda.
…
Anri Bala: Gjykata Kushtetuese nuk besoj se pezullon zonjën Balluku sepse nuk ka si të shkelë Kushtetutën për mendimin tim.