Grabitja e muzeut të Luvrit, kurora me diamantë që u braktis nga grabitësit do restaurohet

Kurora e Perandoreshës franceze Eugénie, e cila u braktis nga hajdutët që ikën pas grabitjes së Muzeun e Luvrit tetorin e 2025 është kryesisht e paprekur dhe do të restaurohet plotësisht.

Kurorës i mungon vetëm një nga tetë shqiponjat prej ari që e zbukuronin, ndërsa të gjithë 56 smeraldet janë ende në vendin e tyre dhe vetëm 10 nga 1,354 diamante nuk janë gjetur, informon muzeu i Luvrit.

Grabitësit vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë, por braktisën kurorën me diamantë që i përkiste bashkëshortes së Napoleonit III.

Shumica bizhuve ende nuk janë rikuperuar.