Aksi Qafë-Thorë-Theth rihapet pas 6 orësh mbyllje për shkak të borës, vijon pastrimi dhe monitorimi për ortek
Segmenti i rrugës në Qafë Thore, i cili ishte i mbyllur për qarkullim për më shumë se 6 orë për shkak të reshjeve të dendura të borës, është rihapur.
Autoritetet njoftojnë se puna për pastrimin e borës vazhdon dhe po monitorohet me kujdes zona për ndonjë ortek të mundshëm, në mënyrë që të sigurohet lëvizja e sigurt e mjeteve dhe të shmangen incidentet.
Për momentin, segmenti është i hapur për qarkullim, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.