Interi nuk e mori Curtis Jones, Slot: Ka mbetur te Liverpooli sepse na nevojitet

Gjatë merkatos së janarit, Interi ishte i interesuar për mesfushorin Curtis Jones, por anglezi mbeti te Liverpooli. Sot, në një konferencë për shtyp, trajneri i ‘Reds’, Arne Slot, shpjegoi arsyet pse klubi vendosi ta mbante.

“Ka luajtur shumë minuta dhe ka pasur fat të keq, në kuptimin që repartin e tij e kemi pasur pa asnjë lëndim,” tha Slot.

Ai shtoi: “E kemi mbajtur sepse kemi lojtarë, por na duhen në këto pozicione. Aktualisht, na duhen mesfushorë titullarë në disa pozicione, prandaj ky repart gjithmonë ngushtohet. Situata e tij për ne nuk ka ndryshuar. Ai është një nga 16 lojtarët e lëvizshëm që kemi në dispozicion, me dy të rinj si Trey Nyoni dhe Rio Ngumoha, prandaj do të ishte e çuditshme të lejonim dikë të largohej.”

Pra, Liverpooli ka vendosur ta mbajë Curtis Jones për të garantuar thellësi dhe stabilitet në mesfushë, duke mos e lënë të largohet, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera, si Interi.