‘Isha pastor, tani jam pastrues’-Iriqi bisedon me Toni Gogu
Iriqi:-Në këtë qeveri ti je ministër? Çfarë mbulon?
Gogu:-Mbuloj dyshemenë kur eci. Po ç’e ke këtë pyetje, o Iriq?!
Iriqi:-Po çdo ministër ka sektorin e vet. Ti cilin sektor mbulon?
Gogu:-Mbuloj sektorin e sms-së. Më shkruan Rama e unë bëj ato që lexoj.
Iriqi:-Po pse quhesh ministër?
Gogu:-Që të më bëjnë me rëndësi. Se shpesh qeshin me mua. Jo vetëm opozita, edhe nga qeveria. Pandehin se fjalët që them dalin nga mendja ime. Nuk e dinë që i ka nxjerrë Rama.
Iriqi:-Pra të qeshin me Ramën, po thua?
Gogu:-Kur nuk e kemi Ramën pranë tallemi gjithë ditën me të. Ka broçkulla me okë. Sot thotë shi, nesër e mohon, thashë diell bërtet.
Iriqi:-Ke marrëdhënie celulari me të. Kaq?
Gogu:-Me të gjithë veç me celular flet ai. Askush nuk e takon. Një ditë i shkova në zyrë për një sqarim e s’më priti.
Iriqi:-Çfarë sqarimi?
Gogu:-Po ja, në çdo mesazh që më nis më quan Dogu. Kaq herë i kam thënë, shkruaje Gogu, por nuk e korrigjon.
Iriqi:-Ke qenë pastor, pse erdhe në politikë?
Gogu:- Aty pranë jam. Nga pastor u bëra pastrues. Me P fillon.
Iriqi:-Pastrues?
Gogu:-Po, pastroj gafat dhe dëmet e Ramës. Vërtet nuk mbulohet e keqja me fjalë, por shoh tymin tim të ecë drejt.
Iriqi:-Ndjen që mëkaton pra?
Gogu:-Po, ndaj sa herë gënjej shkoj e lutem. Dhe ndjehem gjeth dhe gati për rrenën e rradhës.