Vazhdojnë lëkundjet në juglindje të Shqipërisë, tërmet 3.2 ballë në Devoll
Një tjetër tërmet është regjistruar pak minuta më parë në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, lëkundja kishte një magnitudë prej 3.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll.
Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.