Kriza klimatike mund të shkatërrojë ekonominë globale
Modelet e mangëta ekonomike tregojnë se rritja e impaktit të krizës klimatike mund të çojë botën drejt një përplasje globale financiare, paralajmërojnë ekspertët.
Mëkëmbja mund të jetë shumë e vështirë pas krizës financiare të 2008, sipas tyre duke shtuar se, “nuk mund ta çlirojmë botën siç bëmë me bankat”.
Ashtu siç bota përshpejton drejt ngrohjes globale, risku i katastrofave të motit po rritet shpejt.
Por modelet ekonomike të përdorura nga qeveritë dhe institucionet financiare i anashkalojnë tërësisht goditje të tilla, thanë studiuesit, duke parashikuar se rritja e qëndrueshme ekonomike do të ngadalësohet vetëm nga rritja graduale e temperaturave mesatare.
Raporti cilëson se qeveritë, rregullatorët dhe menaxherët financiarë duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi impaktit të lartë, pavarësisht rreziqeve më të ulëta të gjasave sepse shmangia e rezultateve të pakthyeshme duke ulur emetimet e karbonit është shumë më e lirë sesa përpjekja për t’u përballur me to.
Në vitin që lamë pas, ekspertët e rreziqeve financiare parashikuan se ekonomia globale do të përballet me një humbje prej 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto mes viteve 2070-2090 prej goditjeve katastrofike klimatike, shumë më të larta se sa ishin vlerësuar më parë.
Raporti i ri u mbështet nga 68 shkencëtarë të klimës, nga institucione kërkimesh dhe agjenci kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe nëntë shteteve të tjera.
Një gjetje thelbësore ishte se, ndërsa tradicionalisht modeli ekonomik i lidh dëmet klimatike me ndryshimet në temperaturat mesatare, shoqëritë dhe tregjet vuajnë më shumë nga ekstremet, siç janë valët e të nxehtit, përmbytjet dhe thatësirat.
Një tjetër zbulim ishte se PBB-ja mund të maskojë koston e plotë të dëmit klimatik duke mos marrë parasysh vdekjet dhe sëmundjet, përçarjet sociale dhe ekosistemet e degraduara. Studiuesit shtuan se PBB-ja në fakt mund të rritet pas fatkeqësive për shkak të shpenzimeve për rimëkëmbje.
Sipas shkencëtarëve, modelet aktuale ekonomike japin vlerësime të humbjeve që duken të sakta, por jashtëzakonisht optimiste.
“Disa thonë se do të kemi një humbje prej 10% të PBB-së mes rritjes së temperaturave, 3 deri në 4 gradë Celsius, por shkencëtarët e klimës fizike thonë se ekonomia dhe shoqëria do të pushojnë së funksionuari siç e njohim. Kjo është një mospërputhje e madhe”, tha Jesse Abrams nga Universiteti i Exeter.