Gjashtë pyetje që SPAK të fillojë hetimin se kush e pagoi avionin e Ramës dhe cilës kompani?
Nga Petrit Vasili
Edi Rama sot duhet të ishte nën akuzë për avionin privat me të cilin udhëtoi për në Izrael pak ditë më parë.
Stafi idiot i Kryeministrit me shumë krenari thotë që shteti nuk ka paguar para për këtë avion.
Por ka disa pyetje që asgjësojnë Ramën dhe debilët e tij:
1. Cila është kompania që administron avionin “Bombardier Global 5000”, me të cilin udhëtoi Edi Rama, dikur në pronësi të Sam Bankman-Fried, një sipërmarrës amerikan i dënuar për mashtrim dhe pastrim parash?
2. Pse nuk e tregon Rama dhe debilët e tij në deklaratën e tyre emrin e kompanisë?
3. A ia ka ofruar vetë kompania avionin pa pagesë Ramës?
4. Nëse nuk e ka ofruar kompania, kush ia ka paguar asaj udhëtimin e Ramës kësaj kompanie?
5. A e ka harruar Rama dhe debilët e tij se pranimi i dhuratave të tilla është vepër penale?
6. A e ka harruar Rama dhe debilët e tij se përfitimi i udhëtimeve dhe akomodimeve në hotel nga privatë është pjesë e akuzave penale ndaj ministrave, zëvendëskryeministrave dhe kryetarëve të bashkive?
SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimin kryesisht për këtë ngjarje, sepse askush nuk e lejon SPAK-un të veprojë me dy standarde, pra të akuzojë disa dhe të mbyllë sytë për Edi Ramën.
Përfundimisht, Rama dhe qeveria veprojnë si një organizatë mafioze, që shtetin e konsiderojnë një biznes privat me të cilin bëjnë ç’të duan!