Ukraina godet infrastrukturën ruse të lëshimit të raketave balistike
Ushtria e Ukrainës njoftoi të enjten se gjatë janarit ka kryer një seri sulmesh të suksesshme në infrastrukturën ruse për lëshimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha në një deklaratë se disa ndërtesa u dëmtuan, një hangar u dëmtua ndjeshëm dhe disa persona u evakuuan nga poligoni i testimit Kapustin Yar pranë Detit Kaspik.
Ushtria nuk dha detaje lidhur me datat e sulmeve. Ushtria shtoi se përdori aftësitë e saj me rreze të gjatë veprimi për të kryer sulmet, përfshirë raketën Flamingo të prodhuar në Ukrainë.