Cristiano Ronaldo mbush sot 41 vjeç/ Nga Madeira në majën e globit, një karrierë që sfidon historinë

Sot, më 5 shkurt, Cristiano Ronaldo feston 41-vjetorin e lindjes dhe vazhdon të mbetet një nga figurat më të mëdha që ka njohur ndonjëherë futbolli botëror.

Nga Madeira në majën e globit, karriera e CR7 është ndërtuar mbi rekorde, trofe dhe një mentalitet fitues që ka sfiduar kohën.

Numrat e CR7 janë të pabesueshëm, me 1308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë.

Ai është mes shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij numëron 5 “Topa të Artë” dhe 4 “Këpucë të Arta”.

Portugezi ka aftësinë të rishkruajë historinë e statistikave në çdo kompeticion, duke u bërë unik.

Lidhja mes Ronaldo-s dhe Champions League është perfekte. Ai  mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve, golave dhe asisteve në historinë e kompeticionit.

Është i pari që kaloi “murin” e 100 golave, duke dominuar çdo fazë, nga grupet te finalja, duke kaluar nëpër një seri të pambarimtë tripletash dhe golash radhazi.

Edhe me fanellën e Portugalisë, impakti i tij ka qenë shumë i madh.

Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekord golash dhe asistesh në historinë e Europianëve, rekord në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.

Përveç rekordeve me Real Madrid (shënuesi më i mirë në histori), Ronaldo ka qenë lojtari i parë në gjendje të shpallet golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme dhe të shënojë mbi 50 gola në secilin prej tyre.

Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) e Saudi Pro League (Al Nassr), marka e CR7 nuk ka njohur kufij.

Ai është konfirmuar si shënuesi më prolifik i historisë së futbollit botëror.

Trofetë kryesorë në karrierë

5 Topa të Artë (Ballon d’Or)

5 Liga të Kampionëve (1 me Man. United, 4 me Real Madrid)

7 tituj kampioni kombëtarë (Angli, Spanjë, Itali)

2 trofe me Portugalinë:

Kampion Evrope 2016

Liga e Kombeve 2019

Në total, Ronaldo ka fituar mbi 35 trofe madhorë në nivel klubi dhe kombëtare.

Rekorde dhe gola historikë

Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Golashënuesi më i mirë i kombëtareve

Lojtari me më shumë paraqitje dhe gola për Portugalinë

Ai është gjithashtu futbollisti i parë që ka shënuar 100+ gola në tri kampionate të ndryshme evropiane (Premier League, La Liga, Serie A).