Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri u transportua të ‘Trauma’
Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Vlorë.
Sipas policisë gjatë një konflikti që ka nisur për motive të dobëta, 41-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta një shtetas 48-vjeç.
48-vjeçari, pas plagëve të marra, po merr trajtim mjekim në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë autori 41-vjeçar është arrestuar nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.