'65-vjeçarja humbi jetën nga kafshimi i qenit', flet kushëriri i viktimës: Kafshimet ishin të shumta, nuk i mbijetoi dot plagëve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Cerragës në Belsh, ku një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e kafshimit të qenit të kunatit.
I pari që arriti në vendngjarje ishte kushëriri i familjes, i cili për Syri Tv deklaroi se ngjarja ishte e tmerrshme, dhe se zonja kishte humbur shumë gjak para se të transportohej drejt spitalit të Lushnjes, vetëm 6 km larg fshatit.
“Kafshimet ishin të shumta në të dy këmbët dhe krahët. Dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës, dhe për pasojë e hemorragjisë së rëndë humbi jetën,” shprehet kushëriri.
Kjo është ngjarja e parë tragjike në këtë zonë ku një person humb jetën si pasojë e kafshimit të një qeni.
Viktima jetonte vetëm me bashkëshortin, ndërsa fëmijët e saj ishin në Tiranë dhe Itali.