Aksident në rrugën Gjirokastër–Tepelenë, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë, pranë karburantit “Gega”, ku janë përfshirë dy automjete.
Nga përplasja e automjetit BMW me targë AB 804 CV dhe Renault Clio me targë AA 453 CV, kanë mbetur të plagosur tre persona.
Grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri menjëherë për të nxjerrë drejtuesin e automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit Klevant Vasi, i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit Omer Nishani në Gjirokastër për ndihmë mjekësore.
Autoritetet bëjnë me dije se personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.