Investigimi i Plug/ Qukës-Qafë Plloçë, abuzimi 255 mln euro për rrugën e 'vdekjes'
Emisioni investigativ Plug ka hedhur dritë mbi aferën e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, e cila u shemb vetëm pak javës pasi u inaugurua nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, pikërisht në lotin 3 që u ndërtua nga kompania 2T e Artan Sakos. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se kostot për përfundimin e rrugës u rritën me 105 milionë euro, nga projekti fillestar ndërsa në total kjo rrugë u kushtoi mbi 255 milionë euro. Jo vetëm kaq, por gjatë kohës që Belinda Balluku u bë ministre e Infrastrukturës, kostot u rritën me gati 50 milionë euro më shumë, nga ato që kishin vlerësuar audituesit privat për ndërtimin e kësaj rruge. Plug zbardhi edhe faktin se ndonëse bankat arabe kishin vendosur kushte që rruga të ndërtohej nga kompani të tyre, qeveria shqiptare përdori manovra duke kanalizuar paratë e ndërtimit të rrugës te kompani shqiptare të lidhura me pushtetin.
Nga Syri TV
Rruga Qukës – Qafë Plloçë, që u shemb në Lotin 3, vetëm pak muaj pasi ishte inguruar, ishte subjekt i investigimit të emisionit Plug në Syri Televizion. Rruga nisi në vitin 2009, ku qeveria e Partisë Demokratike ndërtoi vetëm 3 km e parë, ndërsa la projektin dhe financimin për segmentin tjetër prej 40 km.
Punimet për këtë të fundit nisën në verën e vitit 2015 dhe janarin e vitit 2016, ku rruga u nda në tre lote. Projekti, i hartuar nga firma prestigjoze italiane AIC Progetti, u financua nga Banka Silamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, ku në total rruga parashikohej të kushtonte 152.7 milionë euro. Por vetëm pak muaj pas nisjes së punimeve në terren, në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti ishte rishikuar.
Pas një auditimi, për shkak të rregullimeve në projekt, një kompani e pavarur vlerësoi se rruga mund të kërkonte dhe një financim shtesë deri në 50 milionë euro për të përfunduar totalisht. Por vetëm pak ditë pasi auditimi për kostot ishte dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës, në muajin dhjetor 2018, në krye të këtij institucioni vjen Belinda Balluku. Kjo e fundit, duket se jo vetëm nuk mori parasysh auditimin e pavarur, por vendosi të rrisë kostot e rrugës dhe me 56 milionë euro të tjera, duke e çuar vlerën totale nga 155 në 255 milionë euro.
Nga investigimi i Plug, referuar dokumenteve zyrtare, rritje më të madhe të kostove rruga e pati në Lotin 3, që ishte vetëm 9.6 km, ndërsa nga pikëpamja inxhinierike në këtë lot nuk kishte vepra të mëdha si tunele apo ura, pasi ato i përkisnin lotit 2. Madje, investigimi nxori në pah, se ndryshimet në projekt në këtë lot, prekën edhe fondet që ishin parashikuar për skarpatat, ku sipas një auditimi të KLSH fondet për skarpatat u ulën, ndërsa paratë shkuan për punimet nga 33 milionë euro, u rritën me një vlerë prej 75 milionë eurosh.
Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën, është fakti se pikërisht në Lotin që ishte më i shkurtër se dy të parët por që kushtoi më shumë se ata, kanë ndodhur edhe shembjet duke u rrezikuar jetën edhe qytetarëve. plug zbuloi se pikërisht Loti 3 i Qukës- Qafë Plloçë, u ndërtua nga kompana 2T e Artan Sakos, vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, Gramos Sako.
Madje, të dhënat e tenderave për këtë lot, ngrenë dyshime edhe për manipulime që cënojnë kredibilitetin e Shqipërisë në raport me donatorët e huaj. Dy bankat arabe që financuan ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë kishin si kusht që në këtë aks do të punonin kompani arabe. Por, që në vitin 2016 në Lotin 1 dhe lotin 3 u futën dy kompani shqiptare.
Në Lotin 3, u bë pjesë kompania 2T e Artan Sakos, i cili fillimisht u shfaq si përfaqësues zyrtar i kompanis Arabe që fitoi tenderin në 2015 dhe në vitin 2023, bleu aksionet e filialit të një kompanie që krijoi me partnerët arabë për të përfunduar rrugën.
Pra, thënë ndryshe, edhe pse paratë nga bankat arabe u lëvruan për kompani nga vend ii tyre, në të vërtet ato përfunduan në llogaritë e kompanisë së Artan Sakos, ndërsa gjendja e rrugës sot ngre dyshime serioze për sigurinë e saj për shkak se ka pësuar disa shembje nga skarpatat e maleve përgjatë muajve të fundit.