Detaje të reja/ Qeni e kafshoi në arterien femorale, 65-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e gjakderdhjes

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Çërragë të Belshit. Sipas informacioneve, mësohet se shtetasja Emine Agolli, 65 vjeçe, ka ndërruar jetë në orën 13:30 në spitalin e Lushnjës në reanimacion teksa mjekët përpiqeshin t'a mbanin në jetë.

Sipas informacionit nga spitali i Lushnjës, qeni e ka kafshuar në arterien femorale.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë nga gjakderdhja e shumtë.