VIDEO/ Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi
Gjatë fjalës me demokratët, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se, tani jemi në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit. ‘Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.
Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera’, u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
E thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë.
Kjo kërkon që ne... unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë.
Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë.
Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj.
Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.
Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera.
Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt.
Në çdo vatër, tek çdo shqiptar.
Revoltë dhe vetëm revoltë.
Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them.
Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë.
Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama.