VIDEO-EMRI/ Plagosja në Korçë, i lënduari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar.

Burimet kanë bërë të ditur se, autori i plagosjes, një 17 vjeçar, është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, e i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut. Ndërkohë, Benard Qelemeni njihet nga policia e juglindjes pasi është me preçedentë penalë në fushën e vjedhjeve.

Korçë/ Informacion paraprak

Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.