VIDEO/ Korçë, adoleshenti godet me thikë 34 vjeçarin, sapo kishte ardhur nga Greqia
Një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës në një lokal pasditen e sotme në Korçë.
Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës. I plagosuri kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).
Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Korçë/ Informacion paraprak
Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.