VIDEO/ Shehaj: Edi Rama tallet me 37 mln euro që kërkojnë gjykatësit, por sulmet ai i bën enkas
Ekspertja e çështjeve ekonomike Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon ka komentuar sulmet e Edi Ramës ndaj gjykatësve, të cilët kërkojnë rritje pagash.
Sipas Shehajt, Rama tallet me 37 milionë eurot që kërkojnë gjykatësit, por sulmet ndaj tyre i bën enkas, për shkak se ka një konflikt të hapur me drejtësinë, si shkak i Belinda Ballukut dhe dosjes ‘AKSHI’.
‘Dëgjo, kjo s'ka të bëjë fare me financat. Ai e bën enkas dhe kastile, të gjithë këtë kauzë që ngre. Po. A thua ti se i dhembet Edi Rama për 37 milionë euro? Ne po flasim për një strukturë që nuk ka një organikë. Nuk ka një organikë të plotësuar.
Kështu që, për sa kohë nuk ka një organik të plotësuar, ai do mjaftonte që këtyre njerëzve sepse kur KLGJ-ja vajti në raportim, pra KLGJ-ja dhe KLP-ja vajtën në raportim, por KLGJ-në, raportin e KLGJ-së e kam lexuar me shumë interes.
Nëse mos gaboj një gjyqtar në BE, ku di unë, kishte 15 deri në 18 dosje, norma, ëhë. këta tanët e kishin nga 100 e nga 200. Pra ti që sot me mënyrën si e ka në mangësi organikën, gjyqtarët tanë duhet të merrnin vështirësi pune për atë punë që po bëhet, për evadimin e atyre dosjeve dhe për nxjerrjen e vendimeve. Vetëm për kaq ta mendosh dhe duke menduar dhe paratë që ai kursen nga mosplotësimi i asaj organikës, nuk kishte nevojë të bënte fare këtë gjë.
Ajo që bën ai është shumë e thjeshtë. Sot ai ka një konflikt me gjyqësorin, ka një konflikt edhe me SPAK-un. Sa real është, nuk jam fort e bindur. Pra sigurisht ka një problem shumë madhor me çështjen Balluku, por nuk jam fort e bindur që pjesa tjetër, sepse për mua dosja Balluku, por mbi të gjitha dosja AKSHI, nuk janë vullnete të SPAK-ut, absolutisht.
Pavarësisht se ata prokurorë u burrëruan në një moment të caktuar dhe bën atë gjë, por nuk janë vullnete dhe interesa që punohen për Shqipërinë nga SPAK-u, që të kuptohemi, ajo që mendoj unë. Dhe në këtë lloj situate ai po krijon një, një konflikt publik, a thua se i preu barku atij për 37 milionë euro që tallet. Me 37 milionë euro ai tallet.
Pra ai buxhetet i çon sipas qejfit të vet në gjëra që nuk i kanë prodhuar asnjë gjë, sepse ky vend sot nuk ka GDP nga ekonomia. Pra nuk ka GDP nga investimet e qeverisë’, tha Brisida Shehaj ndër të tjera në SYRI TV.