Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit
Autoriteti Portual Durrës njofton se, si pasojë e motit të keq që vendi ynë përfshihet mbrëmjen e sotme, janë ndryshuar oraret e nisjes së trageteve.
Porti njofton se imbarkimet do të kryhen mbrëmjen e sotme, ndërsa nisja do të bëhet mëngjesin e së enjtes.
Njoftimit zyrtar:
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në përputhje me oraret e planifikuara.
Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të mundësohet përmirësimi i kushteve të motit.
Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të trageteve për informacion të përditësuar lidhur me oraret e lundrimit.