Deputetët e PD në Forumin e sigurisë në Washington/ Balliu: Çështje kyçe për zhvillimin e vendit

Deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ndodhet në Washington, SHBA, ka marrë pjesë në forumin e sigurisë.

Balliu shkruan se, siguria është çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: 

Bashkë me kolegët në forumin e sigurisë në Washington.

Siguria është kyçe për zhvillim. Lufta kundër kartelave të drogës është një hap i domosdoshëm për të krijuar stabilitet dhe mundësi reale zhvillimi. Në SHBA, administrata Trump e ka intensifikuar këtë luftë, duke forcuar sigurinë kombëtare. Po ashtu, për vende të tjera si Shqipëria, përballja me krimin e organizuar dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë janë thelbësore për një mjedis të sigurt dhe zhvillim afatgjatë.