Fëmijët autikë, me libra të personalizuar/ Liri Berisha dhe Rita Petro bashkëpunim për fëmijët në nevojë

Shkrimtarja dhe drejtuesja e Shtëpisë Botuese ALBAS, Rita Petro ka nënshkruar një bashkëpunim me ‘Qendrën Rajonale Për Autizmin’, e cila drejtohet nga Liri Berisha, bashkëshortja e ish kryeministrit, Sali Berisha.

Njoftimin e bashkëpunimin mes dy organizmave e ka bërë publike në rrjetet sociale përmes një njoftimi, ku në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë botimet e veçanta për fëmijët me autizëm, ku pjesë do të jenë dhe shumë prindër, mësues apo specialistë që trajtojnë këta fëmijë.

Shkrimtraja Petro ka shprehur vlerësimet më të larta gjatë takimit me zonjën Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, e cila me qetësinë që e karakterizonte dhe tregonte për punën si mjeke pediatre, shprehte humanizmin dhe misionin e saj ndaj fëmijëve në nevojë, ku në bashkëpunim edhe me homologët ndërkombëtarë, trajtojnë kryesisht talaseminë, autizmin e sëmundje të tjera te fëmijët.

‘U ndjeva shumë e nderuar nga mikpritja e stafit të saj dhe të personalisht znj. Berisha, e cila më tregoi pa u lodhur çdo detaj e mjedis të Qendrës’, shkruan në postimin e saj në Facebook, shkrimtarja Rita Petro.

Statusi

Një bashkëpunim i bukur ndërmjet Shtëpisë Botuese ALBAS me “Qendrën Rajonale Për Autizmin”.

Hera e parë që takohesha me znj. Liri Berisha dhe më la mbresa aq të thella modestia e saj, qetësia me të cilën tregonte për punën si mjeke pediatre, si një grua humane dhe misionare në ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë, si Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë që, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, trajtojnë kryesisht talaseminë, autizmin e sëmundje të tjera te fëmijët. U ndjeva shumë e nderuar nga mikpritja e stafit të saj dhe të personalisht znj. Berisha, e cila më tregoi pa u lodhur çdo detaj e mjedis të Qendrës.

Kësaj dite ia shtoi bukurinë dhe prania e mikeshës sime të çmuar, Lirika Çoçolit.

P.S Ne si Albas kemi disa botime të veçanta për fëmijët me autizëm dhe bashkëpunojmë me shumë prindër, mësues apo specialistë që trajtojnë këta fëmijë. Portali Shkollor