Këlliçi: Dy pyetje për Edi Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi sot në Facebook lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit shoqata e prokurorëve nuk ishte e regjistruar tek tatimet.

Këlliçi ngriti dy pyetje për kryeministrin:

1. Nëse Rama e dinte që zyrat e Gys Agasit në Bllok, ku paraqiteshin zyrtarë të lartë të qeverisë, nuk ishin të regjistruara dhe nëse këto zyra lidhnin me aktivitete financiare dhe rrëmbime personash.
2. Nëse Rama kishte dijeni për vendndodhjen dhe organizimin e 50 kompanive të regjistruara në Durana Park, të cilat sipas Këlliçit kishin gjetur “parajsën fiskale në një livadh”.

Këlliçi u shpreh se këto çështje përbëjnë dëme të mëdha për qytetarët dhe taksapaguesit, ndërsa të tjerat janë, sipas tij, “përralla të lodhura për propagandë”.

Postimi i plotë:

Dy pyetje për Edi Ramën.

Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rrufeshme, se shoqata e prokurorëve nuk qenka e regjistruar tek tatimet!
Për tu admiruar kjo zotësi e qeverisë për kontroll e monitorim. Por 2 pyetje ngrihen sot.

A e dinte Edi Rama me githë këtë informacion që ka nëse ishte e regjistruar, ku ishte dhe çfarë aktiviteti ushtronte zyra e Gys Agasit në Bllok, aty ku paraqiteshin në radhë zyrtarë të lartë të qeverisë?!

A ishte kjo një zyrë që po ashtu siguronte verën 33 mijë euro për atë, e organizonte dhe rrëmbime personash?!

Dhe e dyta, a kishte dijeni Edi Rama që posedon giithë këtë informacion në kohë rekord, se ku ishin godinat dhe si ishin sistemuar 50 kompani të regjistruara në Durana Park, të cilat çuditërisht gjetën parajsën fiskale në një livadh?!

Këto janë dëme të mëdha dhe që u interesojnë qytetarëve e taksapaguesve.
Të tjerat, përalla të lodhura për të ushqyer një propagandë të skaduar, që paguhet me paratë e inceneratorit inekzistent, të cilin po ashtu Edi Rama nuk e gjen dot!!!