Shqipëria po shpopullohet/ Aktivisti: Axhendë e qëllimshme, të rinjtë po ikin, vetëm patronazhistat punësohen
Raporti i fundit i Eurostat ka konfirmuar një realitet të hidhur për Shqipërinë: largimin masiv të të rinjve, një fenomen që po merr përmasat e një plage të rëndë kombëtare.
I ftuar në një intervistë në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, aktivisti Aurel Kujtimi e ka cilësuar këtë situatë si një "shpopullim të qëllimshëm" dhe një "axhendë të qeverisë", duke ngritur një këmbanë alarmi për të ardhmen e vendit.
Sipas Kujtimit, ky proces i tkurrjes së popullsisë ka nisur që në vitin 2013 dhe po përshpejtohet në mënyrë dramatike. Ai solli në vëmendje shifra tronditëse, duke theksuar se numri i maturantëve është përgjysmuar, duke rënë nga 48,000 në vetëm 26,000, me parashikimin për një rënie të mëtejshme.
"Brenda pesë apo gjashtë vitesh, rrezikojmë të kemi vetëm 10,000 maturantë. Kjo është një çështje serioze e shpopullimit që duhet parë me prioritet maksimal," deklaroi ai. Duke analizuar shkaqet e këtij eksodi, aktivisti vuri gishtin te kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e shpresës.
Paga minimale, e cila sipas tij është "qesharake", nuk mjafton për të përballuar kostot e larta të jetesës, veçanërisht qiratë në rritje. Përtej kësaj, ai denoncoi fenomenin e patronazhit si një pengesë thelbësore për punësimin.
"Në Shqipëri ekziston fenomeni që për t'u futur në punë duhet të jesh patronazhist. Të rinjtë, pas sakrificave të shumta për t'u arsimuar, përballen me një realitet të trishtë dhe e shohin largimin si alternativën e vetme," shpjegoi Kujtimi.
Në kontrast të thellë me këtë panoramë të zymtë, qëndron narrativa zyrtare e qeverisë. Ndërsa kryeministri deklaron se po krijohen vazhdimisht mundësi për rininë, Kujtimi i cilëson këto pohime si të pabazuara në realitet. Sipas tij, premtimet e bëra që nga protestat studentore të vitit 2018 nuk janë mbajtur dhe situata vetëm sa është përkeqësuar.
"Të vetmet vende pune që shohim janë ato në administratë përmes patronazhit. Rinia është e ardhmja e kombit, jo një mekanizëm patronazhizmi," theksoi ai.
Kujtimi:
Në fakt për mua është një një problem shumë i madh. Kurrja dhe shpopullimi, ky është një shpopullim që po i bëhet Shqipërisë prej vitesh. Ka vazhduar që në 2013-ën dhe që vazhdon akoma më shumë, më fuqishëm deri më sot.
Për mua një, për mua është një këmbanë alarmi që duhet bërë diçka me doemos për largimin e të rinjve, sepse s'do jetë e largët dita që këtu në Shqipëri do shikojmë mbase njerëz të racave të ndryshme që do vijnë, siç po i shikojmë edhe më sot, në rrugët e Tiranës apo kudo në Shqipëri. Dhe për mua është një këmbanë alarmi se si po tkurret Shqipëria se sa mijëra të rinj kanë ikur nga Shqipëria.
Unë dua të marr nga 2013-ta e deri më 2025-ën është përgjysmuar numri i maturantëve. Kanë qenë 48.000, sot llogariten 26.000. Vitin tjetër do bie akoma më ndjeshëm, kështu që brenda pesë, gjashtë vitesh i bie të ngelemmi në numrat e 10.000 maturantëve. Dhe ajo është një këmbanë alarmi, mendoj dhe duhet të të shikohet me shumë seriozitet kjo çështja e shpopullimit të Shqipërisë.
Kjo gjë shikohet edhe, shikohet shumë shumë qartë në në universitetet e tjera janë mbyllur goxha degë, që ka rënë goxha shumë numri i të rinjve. Dhe kjo është ajo çfarë për mua është edhe një axhendë e shpopullimit të të rinjve nga Shqipëria.
Unë mendoj që kjo është një axhendë e qeverisë, sepse një qeveri nuk mund të thuash që nuk i plotëson kushtet të të rinjve, nuk mund të thuash që qeveria nuk i mban dot të rinjtë në Shqipëri. Kur ne kemi mjaft burime të aksesueshme në Shqipëri që këta të rinj nuk e shikojnë të vetmen zgjidhje të ikin jashtë Shqipërisë, por mund të qëndrojnë edhe në Shqipëri. Sepse alternativa ka plot, por në Shqipëri ekziston edhe fenomeni i që në punë duhet të duhet të jesh patronazhist për t'u futur.
Po nuk duan sepse tani ato po mbarojnë një universitet, që të jemi shumë të sinqertë. Kanë vite që kanë ardhur, disa kanë ardhur në Tiranë, disa në qytete të tjera ku ka universitet, me mund, me shumë sakrifica, kanë paguar shumë kosto, shpenzime gjatë viteve që të studimit dhe në fund të fundit përballen me një fakt, me një realitet të trishtë që mbi të gjitha duhet të kërkojnë një vend pune, duhet të rrinë duke parë njoftime pune, ku të futen, ku të sistemohen, por është rroga. Që paga është shumë e ulët, që është shumë qesharake. Mos gaboj paga minimale sot që ne flasim është 400.000 ALL.
Dhe 400.000 ALL për për një të rinj është pothuajse e pamundur se shtëpiat njëherë, me kushtet e qerave, kanë janë në rritur ndjeshëm. Dhe nga këtu nis pastaj kjo pjesa e shpopullimit, se të rinjtë shikojnë si të vetmen alternativë të ikin nga Shqipëria. Kur në fakt Shqipëria siç ta thashë ka shumë burime që mendoj, është vendi ë në Europë që është më i pasur për për këto burime që ka.
Ka shumë resurse, duhet të shfrytëzohen, por që edhe qeveria duhet t'i japë mundësi të rinjve, se ka plot alternativa.
Në fakt unë nuk e di se si e ka shikuar ai këtë pjesë, kryeministri, se ne flasim me fakte dhe me prova që Shqipëria po tkurret. Dhe në qoftë se kryeministri deklaron ose jep këto deklarata që ne po bëjmë, ne kemi bërë, janë punësuar, janë hapur vende pune, në fakt ne nuk i shikojmë këto. Ne po shikojmë që përtej, ne mund ta shikojmë vetëm në administratë patronazhistë, po.
Këto ka pafund, mund të kesh policë, mund të kesh dyndje e të tjerë e të tjerë. Po të flasim për një realitet që që duhet të të ndryshojë që është rinia, rinia nuk është patronazhizmi. Rinia është e ardhmja e kombit dhe shumë të rinj që duan të jetojnë edhe në Shqipëri, janë larguar dhe kryeministri nuk është se i ka dhënë zgjidhje këtyre problematikave që nga 2018-ta kur u bë pakti për universitetin, se unë atë periudhë kam qenë edhe studentë edhe protestues. Deri më sot nga ajo pjesë nuk është se ka ndryshuar, vetëm shikojmë të rinj që largohen çdo ditë nga Shqipëria.
Në fakt unë jam shumë i zhgënjyer dhe nga pjesa e protestës së mjekësisë. Të paktën personalisht duke ditur që unë jam drejtpërdrejt me me të rinjtë, me studentët, me kontaktet, që kam marrë vesh që dhe nga ato protestues që gjoja ishin zëri i studentëve sot janë futur në një institucion, edhe ato në një farë mënyre janë korruptuar. Mbase me të drejtë se thonë ne nuk nuk do ndryshojmë gjë në Shqipëri. S'po i fajësoj. Thjesht kanë zgjedhur atë mënyrën sepse në Shqipëri duhet të duhet të mbijetosh, se për të jetuar është shumë e vështirë. Dhe duhet të gjesh një formë për të mbijetuar.