Mesfushori i Arsenalit shuan zërat për transferimin te Real Madridi

Real Madridi vazhdon të jetë në qendër të thashethemeve për ndryshime të mundshme në skuadër, mes largimeve dhe afrimeve të reja që pritet të ndodhin në merkatot e ardhshme.

Në këtë klimë spekulimesh, çdo ditë dalin emra të rinj të lidhur me “Los Blancos”, ndërsa një nga më të përfolurit së fundmi ka qenë Martin Zubimendi, mesfushori spanjoll i Real Sociedadit, i konsideruar si një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe inteligjentë të viteve të fundit në rolin e tij.

Tema u trajtua hapur në emisionin radiofonik “El Larguero”, ku prezantuesi Manu Carreño e ngacmoi Zubimendin për zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabéu”. “Kohët e fundit është folur shumë për ty. Shumë njerëz mendojnë se Real Madridit i duhet një lojtar si Zubimendi dhe për këtë arsye emri yt del këtu çdo tre ditë”, u shpreh Carreño me humor.

Përgjigja e mesfushorit ishte e drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke. “Nuk mendoj kështu. E vërteta është se Real Madridi ka lojtarë më shumë se të mjaftueshëm për të bërë mirë, kështu që jo, absolutisht jo”, deklaroi ai.

Këto fjalë duken se i shuajnë, të paktën për momentin, spekulimet për një transferim të Zubimendit te Real Madridi, duke konfirmuar fokusin e tij te skuadra aktuale dhe respektin për cilësinë që ka mesfusha madrilene.