Manipulimi me vota, pritet të intervistohen 60 persona të dyshuar në Deçan dhe Junik
Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur intervistimin e komisionerëve të dyshuar për manipulim me vota në rajonin e Pejës, konkretisht në Deçan dhe në Junik.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se vetëm sot do të intervistohen 30 prej tyre, ndërsa nga i gjithë procesi do të intervistohen deri në persona të dyshuar.
Në një njoftim mërkurën, Prokuroria në Pejë bëri të ditur se nga dita e sotme “ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.
“Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë”.
“Nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve”, thuhej mes tjerash në njoftim.