VIDEO/ Dyshime në derbin e Londrës, portieri i Çelsit dhe Enzo Fernandez festuan golin e Arsenalit
Arsenali mposhti Çelsin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të EFL Cup, të zhvilluar në një atmosferë të tensionuar dhe me shumë duele fizike.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 97 ku Kai Haverc përfitoi nga një asistim i Deklan Rajs.
Por ajo që ka marrë vëmendjen e rrjetit në atë moment është festa që kanë bërë dy futbollistët e bluve të Londrës.
Pasi pësoi golin, portieri i Çelsit, Robert Sançez përqafoi mesfushorin Enzo Fernandez sikur të kishin fituar ata dhe jo “Topçinjtë”.
What are Enzo and Sánchez celebrating? 😭pic.twitter.com/iOwHt4SRDM
— No Context Prem (@NoContextEPL) February 4, 2026