Rama sulm drejtësisë: Në GJK kërkuat rritje pagash për të korruptuarit - Ndërkohë Ballukun e akuzar nga SPAK nuk e lëshon

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në një sulm frontal ndaj drejtësisë së “reformuar” nga PS siç deklaronte kohë më parë vete kreu i qeverisë gjatë mbledhjeve më një folës të Partisë Socialiste.

Ai po përdor një kërkesë normale të gjyqtarëve për rritje pagash për të intimiduar të gjithë sistemin. Ai është shfaqur gjatë ditës së sotme me tonë të ashpra dhe kjo shpjegohet qartë se nuk ka ndonjë hall të madh nëse rriten ose jo pagat e gjyqtarëve edhe pse e thotë më zë të lartë, ai hallin e madh e ka që të mbajë nën presion Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë sistemin në tërësi, Tu tregojë se ai është aty në istikam në zyrën e kryeministrit dhe do të vazhdojë të mbrojë të korruptuarën Balluku dhe të gjithë të tjerët që po ja merre një e nga nja drejtësia. 

Në kritikat e tij ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama theksoi se kjo mazhorancë politike ka qenë ajo që i ka garantuar pavarësinë sistemit të drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve që këtë pavarësi ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe dinjitet. Sipas kreut të qeverisë, kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese përfshin edhe individë që, sipas tij, janë përjashtuar nga sistemi i ri i drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara. Ai deklaroi se përmes kësaj padie, taksapaguesve shqiptarë u kërkohet të financojnë paga më të larta jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar procesin e vettingut, por edhe për ata që janë larguar prej tij.

Ndërkohë që nuk thotë asnjë fjalë se si një kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s mund të punojë me një zëvendëse që është nën hetim nga SPAK dhe që është kërkuar heqja e imunitetit të saj dhe arrestimi. Po kjo nuk është shumë problem për kreun e qeverisë. Ato para që do të shkonin për gjyqtarët më mirë ti vjedhë ai dhe zëvendësja e tij e akuzuar tashmë e që e presin prangat edhe pse Rama ka vënë në lëvizje të gjithë armatën e ushtarëve të tij në media, drejtësi e politikë që ta mbrojë. Dikush e shpjegon mbrojtjen e tij për Ballukun dhe sulmet ndaj drejtësisë se po i afrohet furtuna tek zyra e tij. Prandaj është “çmendur” dhe nuk lë ditë të kalojë pa sulmuar sistemin e drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët.

Në përfundim të recitimit të tij të sotshëm, kryeministri theksoi se pavarësia e fituar e sistemit të drejtësisë duhet të shoqërohet me integritet dhe shërbim ndaj interesit publik, duke kërkuar që drejtësia të vihet në funksion të së mirës së qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë është vetë ai dhe partia e tij që “përdhunojnë" të gjithë afatet ligjore në Kuvend që të lejohet heqja e mandatit një të korruptuare dhe që SPAK ka disa doje te rënda për të.